Transplanti i flokëve me metodën FUE

Ka metoda të shumta trajtimi që mund të aplikohen gjatë mbjelljes së flokëve. FUE (Follicular Unit Extraction) është një nga metodat më të përdorura për shumicën e pacientëve.

Hapi i parë në proçesin e mbjelljes është ekzaminimi i gjendjes shëndetsore të pacientit dhe analiza e  zonës dhuruese (pjesa e pasme e kokës dhe gjendja e flokëve në të). Operacioni mund të kryhet kur numri i grafteve (rrënjëve) që nevojitet për të mbuluar zonën boshe përshtatet me numrin  errënjëve që mund të sigurohen nga zona donatore.

Teknika FUE e zëvendëson tërësisht metodën FUT sepse jep rezultate më të mira dhe estetikisht më të natyrshme, për arsye se rrënjët e flokëve në teknikën FUE nxirren me mikromotor. Kështu që numri i tyre do të jetë më i madh dhe gjithashtu nuk do të ketë shenja në zonën donatore. Këto janë arësyet që e bëjnë këtë teknikë një proçedurë shumë të preferuar nga pacientët.

KUSH ESHTE DALLIMI MIDIS FUE DHE FUT?

FUT

-Për arsye se rrënjët e flokëve me metoden FUT merren me prerje nga zona donatore,  numri i grafteve (rrënjëve) të marra  është më pak krahasuar me metodën FUE.

- Po ashtu kjo teknikë lë shenja në zonën dhuruese. - Për këto arësye mundësia për një seancë të dytë zvogëlohet shumë.

- Kthimi juaj  në jetën normale pas kryerjes së mbjelljes me metodën FUT merr më shumë kohë.

FUE

-Ndërsa me metodën FUE rrënjët e flokëve merren një nga një me mikromotor duke përdorur puntet e përshtatshme për  strukturën e flokëve. Kështu që nuk ka prerje dhe nuk ngelen shenja në zonën donatore.

- Po ashtu mund të merren grafte me flokë të dyfishtë dhe të trefishtë.

- Për arsye se nuk ka prerje sı tek teknika FUT, anestezia totale nuk është e nevojshme kështu që kryhet vetëm anestezi lokale (rajonale).

- Nuk ka dhimbje gjatë operacioneve të kryera me metodën FUE.

- Nje ditë pas operacionit mund të rıkthehení në jetën tuaj normale.

- Pacientët që punojnë në punë të rënda mund të kthehen në punë pas 1 jave.

CILAT JANE FAZAT E TRANSPLANTIT TE FLOKEVE ME METODEN FUE?

1) Analizat, ekzaminimi dhe vizatimi i linjës së flokëve

Kjo bëhet në përputhje me dëshirën e pacientit dhe rekomandimin e ekspertit. Pastaj përcaktohet numri i rrënjëve që do të merren nga zona donatore dhe përcaktohen zonat që do të mbillen. Numri i grafteve që do të merren gjatë proçedurës përcaktohet sipas nevojës së zonës që do të mbillet.

2) Anestezia lokale dhe proçedura e marrjes së rrënjëve të flokëve

Pas anestezisë lokale, fillon marrja e rrënjëve të flokëve me anë të mikromotorit dhe puntave të përshtatshëm në përputhje me flokun duke i vendosur ato në solucion te posaçëm.

3) Proçedura e hapjes së kanaleve

Kjo faze është shumë e rëndësishme sepse përcakton drejtimin e rrënjëve të flokëve që mbillen. Kjo proçedurë duhet të kryhet nga një kirurg plastik ose specialist.

4) Transplanti

Rrënjët e flokëve të marra mbillen në kanalet e hapura nga mjeku specialist nga ekipi përkatës që përbëhet zakonisht nga 2-3 persona. Ndërkohë që ata punojnë, ju mund të shikoni televizor, të dëgjoni muzikë, të bisedoni...

Pas mbjelljes, mjekohet dhe mbyllet zona dhuruese dhe pastaj largoheni për në hotelin tuaj. Pas proçedurës, mund të filloni trajtimin me antibiotik që do ta përdorni për 1 javë.

CESHTJET QE DUHET TE KIHEN PARASYSH PAS MBJELLJES SE FLOKEVE

Rekomandohet të jeni të kujdesshëm për 3 ditët e para pas mbjelljes së flokëve. Nuk duhet të prekni kokën me dorë dhe kujdes mos të përplaseni ose goditeni që të mos dalin ose dëmtohen rrënjët e mbjella.
Përdorimi i antibiotikëve do tju ndihmojë që kjo situatë mos të ndikojë nëjetën tuaj shoqërore.

Javën e parë duhet të kryeni pastrimin e përditshëm të flokëve në mënyrë të rregullt, sipas këshillave dhe shpjegimeve që do t‘ju jepen nga ekspertët tanë.

Ju mund të ktheheni në punën tuaj 10 ditë më vonë nëse punoni punë të rëndë dhe 3 ditë më vonë nëse nuk punoni punë të rëndë.

CFARE DUHET TE KENI PARASYSH PARA MBJELLJES SE FLOKEVE

Mospërdorimi i medikamenteve qe shkatojne hollimin e gjakut 10 ditë para mbjelljes së flokëve. Eshtë e rëndësishme që të pastrohet zona ku do të mbillet para proçedurës së mbjelljes qe të jetë pamja sa më e qarte.

Prandaj, nëse ka makiazh të përhershëm në flokë ose në vetulla para proçedurës, më mirë është të prisni që efekti të kalojë.

Preferohen veshjet e rehatshme, këmisha, veshje sportive të hapura që ju lejojnë ti hiqni dhe vishni lehtë dhe të mos prekin kokën.

SI ECEN PROCESI PAS TRANSPLANTIT TE FLOKEVE?

1 javë pas mbjelljes së flokëve, nuk mbetet asnjë shenjë ose kore as në zonën ku merret rrënja dhe as ku bëhet mbjellja.

1 muaj më vonë 80% e flokëve të mbjella pritet të bien. Kjo është krejt normale, mos u shqetësoni.Pas kësaj flokët fillojnë të rriten normalisht.

Pas 3 muajsh, flokët e mbjella fillojnë të rriten në shkallë të dukshme.

Periudha e nevojshme për plotësimin e proçesit, daljen e të gjitha flokëve të mbjella dhe arritjen e dendësisë është 1 vit.

TOP