TRANSPLANTI I FLOKEVE ME METODEN DHI

DHI kryhet pa hapje kanalesh duke u fokusuar në boshllëqet që janë ndërmjet flokëve pa dëmtuar flokët ekzistues.

Po ashtu procesi i shërimit është më i shpejtë dhe më i lehtë se teknikat e tjera, kështu që shumë shpejt mund të ktheheni në jetën tuaj normale.

PARA TRANSPLANTIT TE FLOKEVE ME METODEN DHI

Analiza rutinë e flokëve. Densiteti i zonës donatore. Llogaritja e numrit të grafteve që mund të mbillen në përputhje me rrethanat. Para mbjelljes flokët priten në një gjatësi të caktuar dhe vizatohet linja e përparme e flokëve.

SI KRYHET TRANSPLANTI I FLOKEVE ME METODEN DHI?

Ashtu si në metodën FUE, proçedura fillon me anestezinë lokale në zonën donatore – pas kokes. Pastaj rrënjët e flokëve  merren një nga një me ndihmën e mikromotorit duke lënë hapesira rreth tyre. Gjatë kësaj proçedure, zona  donatore dhe rrënjët e tjera të flokëve nuk dëmtohen.

Për të ruajtur cilësinë e grafteve të marra të flokëve dhe për të zgjatur jetën e indeve, ato vihen në një solucion të posaçëm. Pas përfundimit të marrjes së rrënjëve, aplikohet anestezia lokale në zonën ku do të mbillet duke bërë mpirjen e saj. Pastaj, vendosen graftet brenda lapsave të implantit në përputhje me trashësinë e tyre. Graftet e vendosura në lapsa mbillen në përputhje me drejtimin natyror të daljes së flokëve duke filluar mbjelljen e tyre nga vija e përparme e flokëve. Në këtë mënyrë mbjellja e flokëve bëhet pa asnjë dëmtim të flokëve ekzistues.

PROCESI I SHERIMIT DHE I DALJES SE FLOKEVE TE RINJ

Pas operacionit, javën e parë mund të formohen disa kore në kokë të cilat duke e larë kokën bien me kalimin e kohës.

Pas 15-20 ditësh fillon rënia ekstreme e flokëve, por kjo është krejt normale. Pas 3 muajsh vërehet dalja e parë e flokëve të reja.

Në muajin e 6-të, 80% e flokëve dalin dhe dendësohen. Në muajin e 12-të ky proçes përfundon dhe flokët marrin formën e tyre të natyrshme dhe të shëndetshme dhe ju mund ti jepni çdo formë që dëshironi.

TOP