ÇFARE ESHTE TRAJTIMI ‘’REGENERA ACTIVA’’? SI APLIKOHET?
Qelizat tona (autologe) sigurojnë bazën e trajtimit. Rrënjët tona të flokëve në pjesën e pasme të veshit, të pandikueshme nga efektet e DHT-es, e cila është shkaku kryesor i renies së flokëve tek meshkujt, përbëjnë bazën e trajtimit.
Rënia e flokëve dhe indet e marra nga zona donatore merren me një metodë të veçantë.Më pas, trajtimi përgatitet në pajisjen e regenera activas së bashku me kompletin e përgatitur për të prodhuar qelizat rrënjësore tek flokët.
Pas kësaj, ato i jepen trupit me anë të injeksioneve.
PER SA SEANCA BEHET REGENERA ACTIVA?
Regenera Activa merr një seancë te vetme. Nëse është e nevojshme, mund të aplikohet përsëri pas 2-3 vitesh.
CILAT JANE EFEKTET E TRAJTIMIT?
Falë ketij trajtimi, rrjeti i dobësuar kapilar forcohet përsëri dhe siguron qarkullimin e komponentëve te nevojshëm për rritjen e flokëve sa më mirë.
Falë faktorëve të rritjes, flokët fillojnë të rriten dhe të forcohen duke kaluar në fazën anagjene.
Qelizat rrënjësore duke siguruar përbërësit strukturorë të nevojshëm për rrënjët e flokëve. i bëjnë ato më të trashë dhe më të forte.
AVANTAZHET E TRAJTIMIT ‘’REGENERA ACTIVA’’
KUR MERRET REZULTATI NGA TRAJTIMI ‘’REGENERA ACTIVA’’?
Rezultatet e para të trajtimit të flokëve me ‘’Regenera Activa’’ variojnë nga një person në tjetrin, por ndryshimi fillon të vihet re që nga muaji i 3-të. Por në shumicën e rasteve duhet të presim akoma për të dalluar efektet e dëshiruara. Që nga muaji i gjashtë, flokët do te behen shumë më të fortë.
A KA DHIMBJE GJATE PROCEDURES?
Aplikimi i anestezisë lokale para proçedurës, e bën këtë një trajtim pa dhimbje dhe komod.