Mbjellja e mjekrës

Në mungesë të formës së mjekrës ose rrallësisë, ose shenja plagësh, djegiesh, e vetmja zgjidhje është mbjellja e mjekrës. Në të njëjtën kohë, mbjellja e mjekrës kryhet dhe për shkak të qepjeve dhe shenjave të ndryshme. Proçedura e mbjelljes së mjekrës së aplikuar kohët e fundit është një proçedurë më e thjeshtë se metodat e vjetra dhe që jep rezutate më të mira.

SI REALIZOHET PROCEDURA E MBJELLJES SE MJEKRES?

Proçedura e mbjelljes së mjekrës ndryshon nga 1-1.5 orë ne 5-6 orë në varësi të zonës që do të mbillet. Kjo proçedurë kryhet me anestezi lokale si mbjellja e flokëve. Dhimbja nuk ndjehet as gjatë dhe as pas aplikimit.

Rrënjët e flokëve merren nga zona e pasme e kokës sepse këto nuk bien gjenetikisht. Pas kësaj, kryhet  mbjellja e mjekrës sipas planit të bërë. Për arsye se realizohet mbjellja me rrënjët e flokëve të vetë personit,  mjekra rifiton një pamje shumë të natyrshme dhe një formë të përhershme. Mbjellja e mjekrës është një proçedurë serioze që ka detaje të hollësishme.

Në varësi të zonës që do të mbillet dhe kërkesës së dendësisë, mund të kryhet në një seancë ose më shumë.

PAS MBJELLJES SE MJEKRES

Në javën e parë mund të vërehen kore në zonën e mjekrës. Rekomandohet ta lani atë dhe ta lyeni me kremrat e rekomanduar për përdorim pas procedurës me qëllim që të parandalohet krijimi i koreve dhe për ta zbutur.
Nuk duhet të rruheni për 10 ditë pas proçedurës.

Mund të ktheheni në punë pas 10 ditësh, me kusht që të mos punoni në kushte të rënda.
Pas 3 javësh ndodh rënie si në operacionin e mbjelljes së flokëve. Kjo është një situatë që pritet.

Dy muaj pas proçedurës, rrënjët e flokëve të mbjella do të fillojnë të rriten. Proçesi zgjat 9 muaj.

TOP