Mbjellja e flokëve tek femrat

Kur përmendet mbjellja e flokëve zakonisht na vijnë në mendje meshkujt. Por kjo proçedurë kërkohet gjithashtu edhe nga gratë. Kjo sepse rënia e flokëve mund të ndodhë edhe tek femrat për arsye të caktuara dhe është një situatë mjaft e natyrshme.

SHKAKU I RENIES SE FLOKEVE TEK FEMRAT?

Përveç faktorëve të tillë si kequshqyerja, stresi, çrregullimi hormonal, rënia e flokëve mund të ndodhë edhe për shkak të alopecisë androgjenetike. Si rrjedhojë e kësaj femrat mund të pësojnë humbje të flokëve tek pjesa e ballit sipër ose tu rrallohen flokët në përgjithësi.

Në kushte të tilla duke qenë se flokët janë shumë të rëndësishme për gratë, mbjellja e flokëve mund të bëhet e detyrueshme.

A KA NDRYSHIM MBJELLJA E FLOKEVE TEK FEMRAT?

Ashtu si tek meshkujt, edhe tek femrat mbjellja e flokëve kryhet me metodën ‘’Fue’’ ose Dhi – pa qethje.

Duke qenë se flokët lihen të gjatë, nuk dallohet zona e mbjelljes dhe zona ku janë marrë graftet.
Në këtë mënyrë, ju mund të vazhdoni jetën tuaj krejt normalisht.

PROCESI I SHERIMIT DHE I DALJES SE FLOKEVE TE RINJ

Pas operacionit, javën e parë mund të formohen disa kore në kokë të cilat duke e larë kokën bien me kalimin e kohës.

Pas 15-20 ditësh fillon rënia ekstreme e flokëve, por kjo është krejt normale.

Pas 3 muajsh vërehet dalja e parë e flokëve të reja.

Në muajin e 6-të, 80% e flokëve dalin dhe dendësohen.

Në muajin e 12-të ky proces përfundon dhe flokët marrin formën e tyre të natyrshme dhe të shëndetshme dhe ju mund ti jepni çdo formë që dëshironi.

TOP