FLOKU PROTEZE

Proteza e flokëve njihet ndryshe si floku i ngjitur. Flokët kanë një rol të rëndësishëm për sa i përket vetëvlerësimit dhe anës psikologjike.Për shkak të moshës apo si rezultat i gjenetikës, traumave, stresit, persona të ndryshem dëshirojnë të permiresojne pamjen e tyre persa i perket flokeve. Por gjendja e tij mund të mos jetë e përshtatshme për mbjelljen e flokëve. Në këtë rast aplikohen  flokët proteze, për të pasur imazhin e dëshiruar.

Proteza e flokëve, nuk është ndërhyrje kirurgjikale por pasi llogaritet siperfaqja boshe thjesht ngjitet në kokën e personit. Materialet e përdorura janë të pranusheme për lëkurën dhe nuk janë  të dëmshme për shëndetin.

FAZAT E APLIKIMIT TE PROTEZAVE TE FLOKEVE

Marrja e dimensioneve: Proçedura e matjes para vendosjes së flokëve është një nga pikat më të rëndësishme në suksesin e aplikimit të  flokëve protezë.

Bëhet vizatimi i zonave ku ka renie flokësh ose rrallim. Më pas formohet proteza edhe në përputhje me strukturën e kokës dhe tipareve të personit si psh. ngjyra, trashësia, gjatësia, forma. Në këtë fazë, përvoja dhe eksperienca janë shumë të rëndësishme.

Vendosja: Me ndihmën e një ngjitësi të veçantë, proteza e flokëve vendoset në kokë në mënyrë që të mbulojë zonën e percaktuar qe më parë.

Dizajni: Pas përfundimit të procedurës së matjes dhe vendosjes, kryhet prerja e flokëve sipas formës që dëshiron personi. Në këtë mënyrë, në një kohë të shkurtër përfitohet pamja e dëshiruar duke i dhënë fund problemit të flokëve.

TOP