Dr. Nihat pasi u diplomua në Fakultetin e Mjekësisë në vitin 1997, vazhdoi studimet në Gjermani. Atje punoi në fushën e estetikës në Frankfurt. Kur u kthye në Turqi punoi për 3 vjet si mjek përgjegjës në Baxter / Eczacıbaşı. Por nuk mundi t'i rezistonte më ambicjeve dhe ëndrrës që kishte brenda tij dhe në vitin 2004 hapi klinikën Maya - Çapa, e cila konsiderohet si baza e parë e kompanisë së sotme MAYA ESTETIC.
Emri i tij u bë i njohur në një kohë shumë të shkurtër dhe përmendej shpesh në fushën e estetikës.Në vitin 2009 hapi dy klinika të reja, Maya Laser dhe Maya Pharma me qëllimin kryesor për të zbuluar e zbatuar teknologji të reja në botën e bukurisë dhe përdorimin e pajisjeve moderne në fushën estetike, me dëshirën për të udhëhequr dhe për të qenë ndër sipërmarrësit e parë në botën e estetikës në të gjithë Turqinë. Që nga viti 2011, kur e kuptoi se tashmë nuk ka më asnjë pengesë për realizimin e ëndrrës së tij për krijimin e kompanisë së madhe Maya Estetic, ai hapi degë të reja dhe tani kjo kompani ka marrë emër dhe zë një vend të rëndësishëm në Turqi me 8 degët e saj:‘Çapa’, ‘Nişantaşı’, ‘Mecidiyeköy’, ‘Edremit (Balıkesir)’, ‘Bakırköy’, ‘Caddebostan’, ‘Etiler’ – të gjitha këto vetëm në Stamboll dhe dega ‘Lara’ në Antalya.
Paralelisht me këto zhvillime, Dr. Nihat Dik ka nisur kurset për trajnimin e estetistëve në Akademinë Maya e cila i pajis këta estetistë me çertifikatë të aprovuar nga Ministria e Arsimit Kombëtar, për ti dhënë fund kështu mungesës së estetistëve të çertifikuar dhe duke qenë ekspertë në këtë sektor, me një program trajnimi gjithëpërfshirës. Si një imdivid shumë kreativ dhe me shumë ernergji, ai vazhdimisht zbaton idetë e tij të reja në kompaninë MAYA ESTETIK, por pa ndërprerë punën e tij me entuziazmin që e karakterizon gjithmonë, duke u kujdesur për pacientët e tij me gjithë dashurinë që i buron nga zemra.