Spitali ynë është në Stamboll. Ditët dhe orët tona të punës - nga e hëna deri të shtunën 09:00 - 18:00.
Sigurisht! Spitali ‘’Maya Hair Hospital’’ është një qendër e plotë e transplantit të flokëve që punon me trajtimet dhe pajisjet më të fundit të teknologjisë për mbjelljen dhe trajtimin e flokëve.
Gratë mund të pësojnë humbje flokësh hormonale, mjedisore ose për shkak të stresit. Në klinikën tonë, ne aplikojmë transplantin e flokëve dhe trajtimet e nevojshme edhe për gratë.
Para së gjithash, ju mund të na dërgoni një mesazh përmes ndonjë prej rrjeteve tona të komunikimit për të krijuar një takim për vizitë shëndetësore. Nëse jetoni jashtë vendit, duhet të na dërgoni më parë fotot tuaja për analizën e flokëve. Pasi të bëhet vlerësimi i mjekut, konsulenti ynë shëndetsor do t'ju ndihmojë për të organizuar hapat e tjerë të trajtimit tuaj. Mund të ndiqni faqen tonë për informacion të mëtejshëm.
Jo. Për arsye se proçedura kryhet nën anestezi lokale nuk ndjeni dhimbje.
Mbjellja e flokëve mund të behet nga mosha 18 – 65 vjeç. Por secili pacient shqyrtohet në veçanti nëse ështe i përshtatshëm për transplantin e flokëve apo jo.
Nuk rekomandohet konsumi i alkoolit dhe i cigares para dhe pas mbjelljes së flokëve si në çdo trajtim mjekësor, sepse rritet shpejtësia e qarkullimit të gjakut dhe mund të ketë gjakrrjedhje gjatë ndërhyrjes.
3 ditë para dhe pas mbjelljes. Ndalohet rreptësisht konsumi i duhanit. Po ashtu medikamentet për hollimin e gjakut. Nëse përdorni ilaçe duhet të konsultoheni me mjekun tuaj.
Proçedura e mbjelljes së flokëve zgjat afërsisht 6 orë. Pas proçedurës mund të krijohen kore në zonën e mbjellë.
Brenda 2 javësh, këto kore bien dhe kthehet pamja normale.
Flokët e mbjellë fillojnë të dalin mesatarisht pas 60 ditësh që nga kryerja e proçedurës. Në muajin e 6-të dalin 80 për qind e flokëve të mbjellë. Në muajin e 12-të dalin të gjitha flokët dhe arrihet pamja e dëshiruar.
Kjo është një rënie e përkohshme e flokëve, është pjesë e proçesit të mbjelljes. Flokët e vërtetë dalin 2 muaj pas mbjelljes.
Do të informoheni në detaje për të gjitha këto para se te largoheni nga klinika. Gjatë javës së parë pas mbjelljes, mund të keni dhimbje dhe ënjtje të lehta në kokë. Ajo që duhet të bëni ju është të përmbushni me përpikëri mënyrën e larjes dhe këshillat e marra.
Mund të vazhdoni jetën tuaj normale pas 3-4 ditësh në varësi edhe të preferencës tuaj personale. Për ata qe merren me pune të renda pas 10 ditësh mund të kthehen në pune. Sportet mund ti filloni pas 1 muaji.
Duhet të perdorni ilaçet që ju ka dhene mjeku. Ne asnje menyre mos e kruani koken.
Ju mund të kontaktoni konsulentin tuaj gjatë gjithë proçesit.
Kjo është një çështje që merr përgjigje në bazë të gjendjes aktuale të flokëve tuaj, deshirave tuaja dhe mendimit të mjekut. Por të jeni të sigurt se do të gjeni zgjidhjen më të mirë për ju në ‘’Maya Hair Hospital’’.