C’ESHTE ACELL + PRP?
ACELL + PRP është një teknologji e veçantë që përbëhet nga një kombinim i vitaminave, ilaçeve dhe PRP i cili përdoret në trajtimin e problemeve të flokëve.
ACELL + PRP është aprovuar nga FDA - qendra më e rëndësishme e çertifikimit mjekësor në Amerikë me çertifikatën 510K. Po ashtu edhe efekti dhe dobia e kësaj metode është miratuar nga FDA.
Në fakt, kjo formulë është përdorur për plagët, djegiet, transplatimin e organeve që nga viti 1999 dhe ka filluar të përdoret në trajtimet e mbjelljes së flokëve që në vitin 2008.
CILAT JANE PERFITIMET (DOBITE) E ACELL + PRP?
- Ndihmon proçesin e shërimit duke riprodhuar inde te reja.
- Rrit cilësinë e flokëve ekzistues dhe parandalon rënien e flokëve në të ardhmen
- Ofron një zgjidhje për personat që kanë sëmundjen e Alopeci Areata që më parë konsideroheshin si të papërshtatshëm për mbjelljen e flokëve.
- Rrit suksesin e mbjelljes së flokëve.
SI APLIKOHET TRAJTIMI ‘’ACELL + PRP’’?
Në trajtimin e ACELL + PRP, PRP e marrë nga gjaku juaj përzihet me vitamina dhe ilaçe speciale. Kështu përshpejtohet prodhimi i indeve duke u aktivizuar qelizat burimore dhe faktorët e rritjes që ekzistojnë në gjak. Ky aplikim, i cili zgjat afërsisht 1 orë, aplikohet si një seancë e vetme me aparaturë microoneedle dhe injeksione.
Para trajtimit aplikohet anestezi lokale, kështu që nuk ndjeni dhimbje. Gjatë proçedurës, gjëndrat e flokëve mesazhohen me lëvizje të lehta dhe fillon proçedura e injektimit. PRP-ja e rifituar nga gjaku juaj aktivizon qelizat burimore dhe faktorët e rritjes, i bën ato të punojnë me sistemin e modelimit duke kopjuar indet e shëndetshme rreth qelizave burimore të aktivizuara. Në këtë mënyrë, qelizat e vdekura rreth flokëve tuaj ringjallen përsëri dhe flokët bëhen më të shëndetshëm dhe më të fortë.

